Mitro nga Çajupi për Real People: Si e gjeta babain tim italian pas 47 vitesh
Kamera e Euronews Albania për emisionin Real People ka qenë këtë të shtunë në Çajup të Gjirokastrës për të dëgjuar rrëfimin e Mitros, i cili ka gjetur babain e tij pas 47 vitesh.
Mitro rrëfen për jetën e tij dhe historinë e babait italian që u largua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai tregon se familja e tij ka rrënjë në këtë zonë, ndërsa babai ka lindur në Kalabri, në provincën e Catanzaros, pranë Detit Jon.
“Ne kemi lindur këtu dhe mamaja ime ka lindur këtu. Im atë ka lindur matan detit, matan Jonit. Ai ka lindur në Kalabri, në provincën e Catanzaros.“-tha Mitro.
Megjithë kundërshtimin ndaj luftës për shkak të bindjeve komuniste, babai i Mitros u mobilizua në ushtri dhe u dërgua në Korçë, ku qëndroi deri në kapitullimin e forcave. Më pas u kap nga gjermanët dhe u dërgua në një kamp të internimit.
“Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, babai u mobilizua në ushtri megjithëse ishte kundër luftës, pasi ishte komunist. E çuan në Korçë dhe qëndroi atje deri sa kapitulloi. Më pas e kapën gjermanët dhe e çuan në një kamp.“-tha ai.
Mitro kujton se babai i tij u largua nga kampi duke u fshehur në një kanal, duke shpëtuar me ndihmën e një shoku.
“Duke qenë atje, atë ditë që e kapën gjermanët, qëndroi në fund të rreshtit dhe ishte me një shok. Edhe rrugës kur po iknin kishte një përrua dhe babai bëri sikur kishte zgjidhur këpucët, u fut në një kanal dhe iku me një shok.“-tha ai.
Pas arratisjes, babai u bashkua me partizanët dhe u dërgua në Himarë, ku ndodhej shtabi i zonës. Atje, ai takoi edhe disa njerëz që flisnin italisht.
“Pas ikjes kërkuan partizanët dhe u nisën në Dardhë. Edhe e dërguan në Himarë, ku ishte shtabi i zonës. Më pas i thanë se shtabi ishte në Sheper të Çajupit. Edhe këtu kishte disa që flisnin italisht.“-tha Mitro.
Në të njëjtën kohë, dajot e Mitros u morën peng dhe u dërguan në Greqi dhe më pas në Gjermani. Nëna e Mitros mbeti vetëm me të ëmën dhe kur babai u kthye në këtë zonë, u bind të martohej me nënën e Mitros, pavarësisht se ishte italian.
“Dajot e mi u morën peng dhe i çuan në Greqi e më pas në Gjermani. Nëna ime mbeti vetëm me nënën e saj dhe kur babai erdhi këtu, i mbushën mendjen që të martohej dhe se nuk kishin problem që të ishte italian.“-vijoi Mitro
Ata patën një fëmijë, motrën e Mitros, Tereza.
“U martua se kishte nevojë për burrë shtëpie. Babai e kishte emrin Pietro Antonio. Fëmija i parë ishte motra ime, Tereza.“-tha Mitro.
Shteti shqiptar më vonë kërkoi që italianët të largoheshin nga vendi. Nëna e Mitros iu drejtua babait duke i thënë se Italia ishte në krizë dhe duhej të iknin, edhe pse babai shkoi me mendimin se do të kthehej:
“Më pas shteti shqiptar tha që italianët duhet të ikin. Në letra motrat i shkruanin se Italia ishte keq. I tha nënës që hajde ikim, ndërkohë kishte fëmijë dhe Italia ishte keq. Nënë i tha ik dhe ai iku me mendje që do të kthehej.“
Pas 47 vitesh, Mitro gjeti një foto të familjes së tyre në fshat dhe e dërgoi atë në ambasadë, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në kërkimin e babait të tij:
“Nga një foto që kishin dalë të gjithë bashkë në një foto këtu në fshat, e kam gjetur pas 47 vitesh dhe ia nis foto ambasadës.“-tha Mitro.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos