Më shumë gra po marrin timonin e makinës, patentat kërkohen nga moshat e reja 

8 Tetor 2025 | 21:00

Përdorimi i makinës nga vajzat dhe gratë po rritet ndjeshëm. Bazuar në numrin e lejeve të drejtimit, raporti gjinor në timon po arrin 30 me 70%.

Numri i grave dhe vajzave që kanë në pronësi apo përdorin makinë në jetën e përditshme është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Në statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, del se sot afro 1 në 3 leje drejtimi i përket gjinisë femërore dhe një rritje e fortë e kërkesës për të pasur patentë makine, është vënë re gjatë 5-vjecarit të fundit.

Në vitin 2020 ishin të regjistruar rreth 1 milion drejtues mjetesh, ku 77% ishin burra dhe vetëm 23% gra.

Në vitin 2024 ky raport ka ndryshuar ndjeshëm me burrat, të cilët përbëjnë 71% të drejtuesve aktivë, ndërsa gratë tashmë arrijnë në 29%.

Pjesa më e madhe e grave që kanë marrë patentë i përkasin grupmoshës 25–34 vjeç, me rreth 129 mijë leje drejtimi aktive. Të dhënat treogojnë se sa më e madhe të jetë mosha, aq më pak leje drejtimi janë fituar nga gratë.

Sipas ndarjes rajonale, Tirana kryeson me mbi 214 mijë drejtues meshkuj dhe 150 mijë femra. Pas saj renditen Durrësi dhe Elbasani.

Në qytetet më të vogla, numri i drejtuesve mbetet më i ulët, jo vetëm për shkak të popullsisë, por edhe për faktin se diferenca mes burrave dhe grave shoferë mbetet ende më e theksuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025