“Më çuan në thertore”, Flutura Açka: Si komunizmi më ndaloi pasionin për letërsinë
Në këtë episod të “PROFIL” me gazetaren Greta Topjana, sjellim historinë e shkrimtares dhe politikanes Flutura Açka, një gruaje që e filloi karrierën larg pasionit të saj për letërsinë.
Ky është një rrëfim pa filtra, i veshur me shumë emocione, ndërsa ajo tregon sesi në komunizëm i imponuan studimet dhe punën larg pasionit të saj për letërsinë, ku përfundoi e emëruar si ekonomiste në thertore.
“Ne vitin 1988 u emërova ekonomiste e thertores. Isha në mes të një kasaphane ku derrave u gjuhej me çekan, ku lopëve u futeshin thika të gjata, ku pulat therreshin dhe futeshin në valë. Në njëfarë mënyre, diktatura u perceptua ashtu në ato vite në atë thertore. Më vonë, ky perceptim më ndihmoi të formuloja dhe të ngrija plotësisht romanin ‘Ku je?’, që flet për atë që kam parë unë në vitet ‘80 gjatë fëmijërisë dhe rinisë sime. Kur më emëruan në thertore, unë nuk dija asgjë. Isha një vajzë me shumë ëndrra, lexoja dhe përkthja klasiket italiane. Ishte një kohë përzierjesh të mëdha, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe redaktore, e përfundova ekonomiste në thertore. Unë zgjodha të studioja për letërsi, por partia nuk e pranoi dhe më dërgoi në ekonomik. Por unë doja të studioja, po nuk doja atë që kërkonte partia,” tregon ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos