​Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do zgjedhim qeverinë e re

8 Tetor 2025 | 12:40

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se sapo Kuvendi të konstituohet do të zgjedhin qeverinë e re.

Ndërsa është pyetur për mundësitë e formimit të një qeverie të përkohshme, ide e propozuar nga partnerja e saj e koalicionit, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, Kurti u shpreh i bindur për formimin e qeverisë së re, shkruan KosovaPress.

Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe mbi tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhje, poe së bashku me partnerët dhe nëntë deputetë të komuniteteve jo shumicë kanë dëshmuar në disa tentime për zgjedhjen e kryeparlamentarit se i kanë vetëm 57 deputetë. Një gjë të tillë për KosovaPress e ka thënë ditë më parë edhe vetë deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Por, Kurti tha se ai po vazhdon punën si kryeministër në detyrë, edhe pse ka përfunduar mandatin e plotë katërvjeçar.

Ai shtoi se qeveria Kurti I ishte “më pak se ç’është dashur”, duke aluduar në rrëzimin e tij nga ekzekutivi në vitin 2020, derisa tha se qeveria Kurti II po vazhdon “më shumë se ç’është dashur”.

“Ne jemi qeveria në detyrë, porsa të fillojë punën Kuvendi, e zgjedhim qeverinë e re. Unë jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, pra është më shumë se ç’është dashur. Herën e parë ishte më pak se ç’është dashur, e herën e tretë do të jetë tamam”, tha Kurti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstituive.

Kushtetuesja më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Vendimi i Kushtetueses është pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast se nuk kompletohen trupat e legjislativit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025