PPP në shëndetësi, deputetët e PS ftesë opozitës për vizita në institucione zbatuese
Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, nëpërmjet një shkrese zyrtare kanë ftuar përfaqësuesit e opozitës në këtë komision të zhvillojnë së bashku vizitat në institucionet zbatuese të kontratave objekt i hetimit parlamentar.
Shkresa për marrjen e masave i është drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi.
“Duke ripërsëritur edhe një herë tjetër vullnetin e mazhorancës në Komisionin Hetimor parlamentar, për të zbatuar vendimin e Kuvendit të datës 21.03.2024, në zbatim të Planit të Hetimit të miratuar në mbledhjen e datës 25.04.2024 dhe kalendarit bashkëlidhur tij, ne anëtarët e komisionit kemi planifikuar vizita në institucionet shtetërore përfituese të dy kontratave objekt i hetimit parlamentar, si dhe intervistimin e mundshëm të drejtuesve përkatës, sipas programit bashkëlidhur”, thuhet mes të tjerash në shkresën e anëtarëve të mazhorancës.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos