Kequshqyerja e fëmijëve në Shqipëri, Hyska: Problem mbetet mbipesha
Kequshqyerja e fëmijëve vijon të jetë në sfidë globale. Shumë shtete kanë probleme me nën ushqyerjen. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në vitin 2022, 45 milion fëmijë vuajtën nga uria akute. Shqipëria duket se ka bërë hapa para sa i takon fenomenit të nënushqyerjes, e cila vërehet tek gjatësia dhe dobësia e fëmijëve në raport me moshën.
“Shkurtësisë për moshë nga 19 në 11% ky është një tregues shumë përmirësues, nëse i referohemi dobësisë për moshë është një tregues shumë i përmirësuar nga 9% në 2%, ky trend është edhe në raportet e fundit për vitin 2023, dhe në nivel botëror”,-tha specialistja e ISHP, Jolanda Hyska.
Pjesë e keq ushqyerjes është edhe mbi ushqyerja, si pasojë e së cilës, obeziteti ka hyrë në një trend rritës që nuk po arrin të ndalet.
“Prevalencë e mbipeshës dhe obezitetit ka trend në rritje, dhe pse ka patur angazhim për të mbajtur të ulur prevalencën nuk është arritur”,-tha specialistja e ISHP.
Pandemia ndikoi në rritjen e shifrave të obezitetit, por në vendin tonë regjistroi dhe një trend pozitiv në përmirësimin e zonave të ushqyerjes.
“Ajo që shikojmë me të dhënat paraprake që OBSh ka nxjerr është faksi që Shqipëria është vendi i parë për sa i përket konsumit të frutave dhe perimeve tek fëmijët e moshës 9-9 vjeç”,-tha specialistja Hyska.
Përgjatë pandemisë u vu re që numri i fëmijëve që konsumonin mëngjes në mënyrë të rregullt u rrit, po ashtu dhe konsumi i vakteve së bashku në familje u përmirësua ndjeshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos