Katër punëtorë të zhdukur nga shembja e një ndërtese në rikonstruksion në Madrid

7 Tetor 2025 | 18:08

Katër punëtorë ndërtimi rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë në rikonstruksion në qendër të Madridit u shemb pjesërisht. Kompania përgjegjëse për projektin tha se tre burra dhe një grua rezultojnë të zhdukur.  Zëvendëskryetarja e bashkisë së qytetit, Inma Saenz bëri me dije se katet e sipërme u shembën dhe si pasojë në vendin e ngjarjes ka shumë mbetje çka ka vështirësuar gjetjen e punëtorëve.

Policia dhe zjarrfikësit po përdorin dronë dhe qen të trajnuar posaçërisht për të gjetur të zhdukurit. Ndërtesa ndodhej pranë Teatrit të Operas dhe Pallatit Mbretëror të Madridit. Shembja la dy persona me lëndime të lehta dhe një person të tretë të dërguar në spital me këmbë të thyer.

Një punëtor ndërtimi tha se po derdhte çimento në katet e poshtme dhe ishte jashtë ndërtesës kur pjesa e brendshme u shemb. Ai pa një re të madhe pluhuri që ngrihej dhe menjëherë iku me vrap.

“Isha i pari që ia mbatha, nuk më interesonte asgjë tjetër. Do të shpëtoj jetën time i pari dhe, nëse mundem, do t’i shpëtoj të tjerët më vonë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025