Karamuço: Ka video të vrasjes së gjyqtarit Kalaja, nuk ka qenë goditje statike

7 Tetor 2025 | 22:15

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka dhëne detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Karamuço u shpreh se ka konfirmuar me policinë se autori ka përdorur një armë “Makarov”. Ai shtoi se autori Elvis Shkambi ka qëlluar 5 herë dhe se goditja nuk ka qenë statike.

“Është përdorur armë makarov, është një armë e vogël. Janë armë që nuk bien në sy, zënë pak vend. Mbahen lehtësisht maksimumi 7 plumba. Mesa kam kuptuar autori ka qëlluar 5 here dhe e ka dorëzuar armën bosh. Mund të ketë pasur edhe 7 plumba. Nuk ka qenë goditje statike që ai ka qëndrua dhe ka goditur. Autori dhe viktima janë zhvendosur, njëri për tu mbrojtur tjetri për të qëlluar”, u shpreh Karamuço.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se ka pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes. Karamuçu shton se të pranishmit kanë shpëtuar nga plumbat falë dy dyerve që ka salla e gjyqit dhe kanë dalë teksa autori qëlloi drejt gjyqtarit.

“Ka pamje filmike, në atë moment kur ai ndiqte gjyqtarin është hapur dera dhe disa persona kanë dalë se salla është më dy dyer. Kjo është e gjithë dinamika me sa kuptoj unë nga trajektorja e plumbave,” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025