Hamasi do pranojë Ferrin? Eksperti nga Londra: Afati i Trump do kapërcehet
Eksperti Emanuel Bajra nga Londra në një lidhje live në Euronews Albania në emisionin “Balkan Talks” nga Franko Egro ka komentuar afatin e ri dhe më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Hamasit. Bajra gjatë fjalës së tij u shpreh se ka gjasa se ky afat mund të shtyhet.
Sipas tij Hamasi mund të përdorë taktikat e tij të fundit nëpërmjet shfrytëzimit të kanaleve turke dhe të Katarit. Bajra shton se përmes këtyre taktikave afati mund të shtyhet me disa ditë.
“Londra është një pikë shumë sensitive dhe të vështirë për shkak edhe të sulmeve terroriste në Mançester. Kjo ka vështirësuar pozicionin e Londrës. Zv.kryeministri David Lammy ishte dhe mbajti një fjalim para hebrenjve te sinagoga dhe nuk u prit mire dhe kishte protesta. Njerëzit nuk e duan më.
Edhe hebenjtë dhe jo hebrentë janë kthyer kundër politikave të jashtme të administratës së kryeministrit se ja ju e pranuar Palestinen, shpërblyet Hamasin dhe tani kemi gjakosjen e qyteteve tona. Është një pozicion tejet i vështirë të menaxhohet.
Londra deri të dielën të mbajë çetët dhe të mos deklarohet për asgjë deri të dielën, është një pozicion bukur i koordinuar në mes të G7 qe postimi i Trump të shkojë sot dhe jo të shkojë të hënën për të mërkurën, të shkojë në ditën qe administratat evropiane janë të mbyllura dhe janë në fundjavë” -tha ai.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos