“Gjykatat duhen ndërtuar nga e para”, kreu i GJKKO: Pa siguri s’ka drejtësi

8 Tetor 2025 | 10:40

Erion Bani, kreu i Gjykatës së Posaçme tha në një prononcim për mediat pas homazheve për gjyqtarin Astrit Kalaja se, ngjarja e rëndë duhet të jetë një moment reflektimi për të rritur sigurinë në institucionin ku jepet drejtësia.

Bani u shpreh se të gjitha gjykatat duhet të ndërtohen nga e para me parametra sigurie që kanë të bëjnë jo vetëm me gjyqtarin, siç ndodhi në rastin konkret, por me të gjithë aktorët e tjerë që nga prokurorë, avokatë e palë të interesuara në çështjet që zhvillohen.

“99 për qind e gjykatave nuk i plotësojnë kushtet, pa sigurinë e gjykatave nuk mund të ketë drejtësi. Kur flitet për sigurinë e gjykatave nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarëve, është edhe avokati, prokurori dhe të gjithë personat e interesuar në çështjet që shqyrtohen.  Ky është një moment reflektimi, kur nuk ekziston siguria në gjykatë… Duhen ndërtuar të gjitha gjykatat nga e para, kërkesat kanë qenë të vazhdueshme për godina të reja. Ka ardhur koha që të mos lihen më gjykatat në këtë situatë”, tha Bani.

Edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një deklaratë për mediat pas homazheve ngriti alarmin për mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore të vendit.

“Patjetër që duhen marrë masa, sepse situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë.

Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, – u shpreh Sadushi.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025