Gazetari: Pse Edlira Çepani është e vetmja që mund të mobilizojë PD-në e Tiranë
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, analisti Reldar Dedaj komentoi për Edlira Çepanin si një nga emrat e përfolur si kandidate e opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Dedaj theksoi se zgjedhja e Çepanit do të ishte shumë e mirë dhe është e vetmja që mund të mobilizojë dhe të sjellë angazhim maksimal në strukturat e PD-së në Tiranë.
Ai vuri në dukje se fakti që ajo është bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani e bën kandidaturën e saj edhe më të fortë, duke krijuar një lidhje emocionale dhe mobilizuese për demokratët.
“Emri i saj është sa brenda PD-së, po aq edhe jashtë. Emri i saj është për të vendosur një lloj dinjiteti në vend, pasi është i vetmi emër që mobilizon strukturat e PD-së në Tiranë në 99 përqind. Bashkëshorti i saj ishte një nga emrat dinjitozë të grupit të rinjve të Partisë Demokratike, i cili në fazat e fundit nuk u vlerësua, edhe pse ishte një emër që vinte nga gara e PD-së. U vlerësuan njerëz që i janë shmangur garës, nuk janë votuar kurrë, kanë marrë shpërblime në poste pa u vlerësuar nga opinioni. Ajo përfaqëson vlerat e saj, por emocionaliteti që ajo ngjall si bashkëshortja e Gert Bogdanit është diçka shumë e rëndësishme për demokratët dhe veçanërisht për simpatizantët e të djathtës, të cilët pothuajse janë larguar nga PD-ja pasi nuk e kanë gjetur veten aty. Është i vetmi shans realisht që Tirana autoktone e të djathtit të ketë një emërues të përbashkët”, tha Dedaj.
Sipas tij, kandidatura e Çepanit është një zgjidhje inteligjente nga ana e PD-së dhe mekanizmi që do të aktivizojë strukturat dhe do të përfshijë elementët e PD-së në garë.
“Edlira Çepani është një zgjidhje inteligjente nga PD dhe besoj se do të jetë edhe mekanizmi që do të vendosë në punë strukturat dhe do t’i fusë në lojë elementët e PD-së. Ky emër e bën këtë ndezje dhe mekanizëm, ndërsa emrat e tjerë nuk e arrijnë dot këtë, tha Dedaj”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos