FOTO/ Zbulohet politikani që u plagos në Kumanovë, spitali zbardh gjendjen e tij
Personi i plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi këtë të martë në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për agjencinë MIA nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.
Sipas tij, i plagosuri është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit, në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë.
“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme përfshirë rëntgenin dhe skanerin kompjuterik. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pacienti është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës,” tha Stosevski.
Ndërkohë, Qendra e Emergjencës pranë TOARILUC ka konfirmuar se personi i plagosur është pranuar tek ata dhe se do të japin detaje shtesë në vijim për gjendjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos