Florian Binaj: Njerëzit nuk janë pjesë e Shoqërisë Civile se kanë frikë
Aktori Florian Binaj deklaoi se qytetarët janë të frikësuar, ndaj nuk bëhen pjesë e Shoqërisë Civile.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Binaj u shpreh se kjo ndodh për disa arsye.
“Nuk bëjnë pjesë sepse ndihen të papërfshirë që nga qeveria, pastaj kur kanë besuar te këto organizata, janë ndjerë edhe aty të papërfshirë, ose të keqpërfshirë, ose të keqpërdorur.
Në një farë mënyrë, është kjo frika që ndihet rreth e përqark, që çdo njeri kan frikë të marrë një iniciativë, ka frikë të bashkohet. Në protestë kemi parë njerëz që vinin për të fotografuar protestuesit dhe nesër ata që ishin fotografuar nuk ishin më në protestë”, theksoi ai.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile.
Gjetjet e sondazhit kanë rezultuar se shqiptarët konsiderojnë si “shoqëri civile” vetëm disa kategori të tyre, siç janë: organizatat mjedisore dhe organizatat për të drejtat e njerëzve apo kafshëve.
Të pyetur nëse, janë pjesë e shoqërisë civile organizatat me karakter fetar, vetëm 44.4% e qytetarëve janë përgjigjur: “PO”, ndërsa 55.6% janë përgjigjur “JO” ose “NUK E DI”.
LEXONI GJITHASHTU
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos