Florian Binaj i futet politikës?! Aktori: Është lëvizje qytetare…

25 Shtator 2023 | 09:45

Aktori dhe moderatori Florian Binaj ishte këtë të hënë i ftuar në studion e “Good Morning Albanians” për të folur për angazhimin e tij të “Shqipëria bëhet”.

I pyetur nëse tashmë ai i është futur politikës, Binaj u përgjigj se kjo është një lëvizje qytetare e cila ka të bëjë me të njëjtin aktivizëm që ai ka pasur për çështje të rëndësishme, vetëm se tani janë më të organizuar.

“Ne po bëjmë këtë tur nëpër 61 bashkitë e Shqipërisë dhe 20 vende jashtë shtetit për të ndërgjegjësuar njerëzit. Sepse njerëzit mendojnë se s’e kanë fuqinë e referendumit. Shumë prej tyre nuk e dinë që ekziston referendumi. Është shumë e rëndësishme të themi se këto janë mënyrat me të cilat shoqëria jonë mund të fillojë të marrë frymë.

Unë nuk i kam hyrë politikës, ky është i njëjti aktivizëm në shoqëri që kamë bërë edhe për çështje të tjera më herët. Tani jemi më të organizuar, nuk jemi disa miq që flasim hajde mblidhemi protestojmë e më pas shkon secili në punën e tij. Kjo është një organizatë. “Shqipëria bëhet” është organizatë”,-tha aktori Binaj në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025