“Familja Mula, kontribut në art”: kandidati i PSD: E vazhdoj këtë sukses në politikë

27 Prill 2025 | 20:04

Tedi Mula, një nga emrat më të rinj në politikë dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, ka rrëfyer për Euronews Albania arsyet e kandidimit nën logon e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Në një intervistë për emisionin “Profil”, Mula ka shprehur ambiciet që ka për të ardhmen në politikë, si dhe krenarinë për mbiemrin që mban dhe përfaqëson.

Ai thotë se familja Mula ka kontribuar për artin shqiptar dhe ndihet krenar për këtë, duke u shprehur se ata ishin të suksesshëm në art, dhe ai do të ndjekë hapat e Avniut dhe Invës për të qenë i suksesshëm në politikë, duke nderuar këtë mbiemër dhe këtë traditë familjare.

“Avni Mula e quajmë si të parin tonë dhe pas tij fillon rendi hierarkik. Avni Mula dihet, është nderi i kombit, pastaj kemi figura si Inva, e cila na ka bërë të ndjehemi krenarë si brenda dhe jashtë vendit. Unë ndihem krenar për këtë mbiemër që mbaj, pasi për gjatë këtyre viteve familja jonë nuk është përgojuar kurrë dhe eci me krenari përpara. Të mbash këtë mbiemër është një përgjegjësi e madhe, pasi të gjithë paraardhësit tanë kanë bërë maksimumin duke kontribuar në fushën e artit, dhe siç kanë bërë ata duke na bërë krenarë në pjesën e artit, unë do të mundohem që të bëj maksimumin që të bëj të gjithë krenarë dhe të jemi të suksesshëm edhe në politikë. Të gjithë më kanë dhënë mbështetje shumë të madhe dhe janë optimistë për rrugëtimin tim në politikë. Përveç familjarëve dhe të afërmve, nuk mund të lë pa përmendur shokët dhe miqtë, të cilët po më japin mbështetje shumë të madhe,” tha Tedi Mula.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025