Ekskluzive/ U ftua nga Sylvinho për duelin me Serbinë, Cake: Jam i lumtur
Klisman Cake ishte risia e listës së trajnerit Sylvinho, i cili ftoi mbrojtësin e Shkëndijës për herë të parë në Kombëtare për dy sfidat ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Performanca e tij në Kupat e Evropës ishte mbresëlënëse, duke bindur kështu teknikun brazilian që ta ftonte gjatë ndeshjes që Shkëndija luante me Rayo Vallecanon në Conference League. Gazetari i Euronews Albania zhvilloi një bisedë me Klisman Cake, i cili rrëfeu emocionet e ftesës në Kombëtare.
E prisje të merrje një ftesë nga Sylvinho dhe si ndihesh tani që kjo ndodhi?
Cake: Kombëtarja është ëndërr për secilin futbollist. Unë s’bëj përjashtim dhe jam shumë i lumtur që ndodhi. Kam punuar gjithë kohën shumë, për t’u përmirësuar vazhdimisht dhe për të qenë sa më i dobishëm për ekipin tim. Kisha bindje se, nëse rezultatet do të ishin ato që duam, nëse do të ecnim sa më lart me klubin dhe unë do të bëja detyrat e mia sa më mirë, një ditë kjo do të binte në sy.
Sa të ka ndihmuar Shkëndija, të luajturit për këtë ekip, në plotësimin e kësaj ëndrre?
Cake: Jashtëzakonisht shumë. Futbolli është sport kolektiv dhe vetë nuk arrin gjë. Gjithashtu jam i mendimit se asgjë në jetë nuk është rastësi. Kështu që, gjithë puna ime me klubin nuk mbetet pa efekt. Rezultatet flasin: dolëm kampionë, kemi pasur paraqitje shumë të mira në eliminatoret e Champions League dhe Europa League, ndërsa tashmë jemi në fazën kryesore të UEFA Conference League. Gjithë kjo ecuri, besoj, ishte vendimtare për ftesën.
Diskutove me trajnerin Sylvinho? Çfarë mund të zbulojmë, në rast se keni komunikuar?
Cake: T’ju them të drejtën, unë ftesën e mora kur ishim në Spanjë, menjëherë pas ndeshjes me Rayo Vallecanon. Me trajnerin do të takohem sigurisht kur të paraqitem në grumbullim.
Intervista me futbollistin Klisman Cake është zhvilluar ditën e premte nga Euronews Albania dhe gazetari Enriko Gabaj.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos