Ekskluzive/ Euronews sjell pamjet e Spitalit të ri të Zemrës, shërbimet në 4 kate
Euronews Albania vizitoi ambientet e reja të spitalit të ri të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, që po përgatiten për të nisur funksionimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gazetarja Brunilda Cami zhvilloi një intervistë me Dr. Krenar Lilajn, shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, i cili dha detaje mbi organizimin e hapësirave dhe mënyrën e funksionimit të spitalit të ri të zemrës.
Sipas Dr. Lilajt, godina e re është e strukturuar në katër nivele: Në katin e parë ndodhen dhomat e vizitave dhe zyrat e mjekëve, në katin e dytë është vendosur Shërbimi i Kardiokirurgjisë, në katin e tretë funksionon Kirurgjia Vaskulare ndërsa në katin e katërt, i cili është edhe kati i fundit, ndodhen sallat e operacionit.
Dr. Lilaj bëri të ditur se spitali i ri është projektuar sipas standardeve të spitaleve më moderne në botë.
Një nga risitë kryesore është rritja e numrit të sallave të operacionit: nga tre në spitalin ekzistues, tashmë do të jenë pesë salla, për të mbuluar dy shërbimet — Kardiokirurgjinë dhe Kirurgjinë Vaskulare.
“Sallat janë të pajisura me hapësirat e nevojshme dhe një tjetër risi është salla hibride, ku do të kryhen procedura për patologjitë vaskulare,” tha Dr. Lilaj.
Ai shtoi se është përllogaritur që në këtë spital të kryhen rreth 1000 ndërhyrje në zemër në vit.
Do të ketë gjithashtu 13 shtretër për terapi intensive, si dhe hapësira të dedikuara për pacientët e kirurgjisë pediatrike.
“Do të ketë edhe rritje të gamës së ndërhyrjeve kirurgjikale,” përfundoi fjalën e tij mjeku Krenar Lilaj.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos