“Do të jem zëri i qytetarëve”, Tedi Mula: PSD e sinqertë dhe në shërbim të njerëzve
Tedi Mula, një nga emrat më të rinj në politikë dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, ka rrëfyer për Euronews Albania rrugëtimin e tij të ri dhe arsyet e kandidimit nën logon e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.
Në një intervistë për emisionin “Profil”, Mula ka shprehur ambiciet që ka për të ardhmen në politikë.
Ai theksoi se, siç familjarët e tij, Avni dhe Inva Mula, dy artistë të njohur kanë kontribuar në artin shqiptar, ai dëshiron të kontribojë në politikë për të qenë zëri i çdo qytetari.
“Shembulli im kryesor përse unë po aderoj në PSD është kryetari i partisë. Është çështje sinqeriteti dhe vullneti, ku unë mendoj se duhet të jemi sa më të sinqertë dhe t’i tregojmë njerëzve të vërtetën. Po ta shikosh, partia jonë është rritur vetëm me vota, pa pasur pozita drejtorie, pa pasur ministri, sepse themi të vërtetën dhe jemi me njerëzit. Nëse ekziston vullneti për t’i shërbyer njerëzve, do të jesh i suksesshëm në politikë. Unë jam zotuar t’u them njerëzve të vërtetën”, tha Mula.
Ai shtoi se ajo që e karakterizon është sinqeriteti dhe vullneti për të punuar. Sipas tij, ai është një njeri që nuk ka pasur poste drejtuese, nuk ka punuar në shtet, por ka ndërtuar bizneset e tij private. Mula theksoi se shumë të rinj janë skeptikë për të votuar, ndaj ai dhe brezi i tij janë këtu për t’u dhënë shpresë atyre, pasi brezi paraardhës i politikanëve i ka bërë bllokadë të rinjve.
“Unë do të jem zëri i çdo qytetari”, përfundoi Mula.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos