Detajet e panjohura të vrasjes së gjyqtarit, gazetarja: Tentoi të vriste sekretaren

7 Tetor 2025 | 21:42

Gazetarja e kronikës në Euronews Albania Sara Demushi, ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë, ku mbeti i vrarë brenda gjykatës Astrit Kalaja, nga autori Elvis Shkambi.

Demushi ka thënë për emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania, se autori ka tentuar të qëllojë edhe sekretaren, por nuk ka mundur, pasi sipas saj, nuk ka pasur më fishekë në armën që ka përdorur.

“Autori ka tentuar të vrasë edhe sekretaren, por nuk e ka kapur me plumba në ato momente dhe më pas nuk ka pasur më plumba të tjerë. Është larguar, dhe ajo që të bën përshtypje është se ai ka qenë i qetë. Komisariati nr. 1 është shumë pranë gjykatës, dhe ai i fton oficerët duke u thënë se është vetë autori. Ka qenë një vetëdorëzim i tij. Ka qenë një gjë e mirëorganizuar. Ka qëlluar me tre plumba në gjoks të gjyqtarit.”-ka thënë gazetarja Sara Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025