“Cllevio” ekstradohet sot nga Dubai drejt Shqipërisë, ndaj tij 4 masa sigurie

8 Tetor 2025 | 12:10

Kleviol Ahmetaj, personazhi i njohur si këngëtari “Cllevio”, pritet të ekstradohet në mbrëmje nga Dubai në drejtim të Shqipërisë.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari ka qenë i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkelje të ligjit mbi përdorimin e drogave dhe prishje të qetësisë publike, dhe pas lirimit është vendosur dëbimi i tij.

Në Shqipëri, “Cllevio” dyshohet për disa ngjarje dhe për të janë në fuqi 4 masa sigurie “arrest me burg” nga disa gjykata, për përndjekje, shkelje të arrestit në shtëpi, kanosje dhe shkatërrim prone.

“Cllevio” u bë i njohur pas rivalitetit me këngëtarin Noizy, me të cilin është konfrontuar edhe fizikisht.

Po ashtu, ai njihet edhe si mik i të “fortit të Lushnjës”, Lert Haxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025