Çështja Kosovë-Serbi, flet eksperti: Britania bëri thirrje që Prishtina të armatoset

1 Gusht 2025 | 21:02

Tema e kësaj të premteje në Euronews Albania, në emisionin e Franko Egro Balkan Talks, ka qenë “Plani i fuqive të mëdha për Serbinë dhe Kosovën”.

Lidhur me këtë çështje ka dhënë detaje eksperti i raporteve ndërkombëtare, Emanuel Bajra nga Londra, i cili ka thënë se Britania e Madhe është e investuar, sipas tij, të jetë ndërmjetëse për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se Britania e Madhe, tre vitet e fundit, ka bërë thirrje që Kosova të armatoset, çka duket një sinjal, sipas tij, që Londra është e interesuar për të vijuar mbrojtjen e Kosovës.

“Është multidimensionale e Britanisë për Kosovën, sidomos këto vitet e fundit, si strategjikisht dhe taktikisht. Një masë e madhe e njohjeve 2008–2012 ishin nga Britania e Madhe, që ishin nga kolonia e Britanisë. Tanimë jemi në një kontekst më të urryer, por ndryshe. Për ne, pyetja është se çfarë progresi duam? Ne duam njohjen e Kosovës dhe, në anën tjetër, BE imponon masa që janë të padrejta. Britania i ikën sanksioneve, por dhe luan rolin e ndërmjetësit BE–SHBA. Mos harroni se SHBA deri në 2019 kishin më tepër leva ndaj BE-së për politikat në Kosovë. Patëm një masë më të madhe mes dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë. Kosova trajtohet si çështje e pazgjidhur, dhe çfarë nuk është e zgjidhur është raporti Serbi–Kosovë. Gjatë tre viteve të fundit, Britania e Madhe ka bërë thirrje që të armatoset Kosova,” – tha eksperti nga Londra, Emanuel Bajra, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025