“BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit”, Sejko: Rritja ekonomike e qëndrueshme

1 Tetor 2025 | 18:33

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi këtë mërkurë se ekonomia shqiptare po shfaq një ecuri të qëndrueshme, çka ka bërë që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%.

Sipas Sejkos, parashikimet për rritjen ekonomike mbeten pozitive, pavarësisht sfidave të tregjeve ndërkombëtare.

“Rritja ekonomike pritet të jetë midis 3.5% dhe 3.7% si për vitin 2025, ashtu edhe për 2026”, tha ai, duke shtuar se sektorët e lidhur me importet janë më të rritur, ndërsa ata të orientuar drejt eksporteve kanë shfaqur ngadalësim.

Lidhur me inflacionin, Guvernatori tha se pritet të rikthehet në objektivin prej 3% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Aktualisht, inflacioni është rritur lehtë në 2.4%, kryesisht për shkak të çmimeve të qirave dhe stabilizimit të çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve vijojnë të bien.

Një tjetër fokus i Bankës së Shqipërisë është reduktimi i parasë cash dhe digjitalizimi i pagesave.

Nga 7 tetori do të nisë zbatimi i sistemit SEPA, që do të ulë ndjeshëm komisionet për transfertat brenda vendit dhe në euro.

“Po punojmë për formalizimin e ekonomisë. Do të ketë transferta pa komision deri në 40 mijë lekë dhe ulje për vlerat më të mëdha,” tha Sejko, duke theksuar se objektivi është një ekonomi më e fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025