“Bill Klinton më thërriste në emër”, Paskal Milo rrëfen momentet e veçanta

2 Shkurt 2025 | 19:16

Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ku ka ndarë disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij politike.

Ai tha se një nga kujtimet më të bukura të karrierës së tij politike është koha kur ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë, kohë kur është ndier i vlerësuar nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve Bill Clinton, i cili e ka përmendur në dokumente duke e thirrur në emër.

“Kam respekt për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të asaj kohe, Bill Clinton. Ishte një njeri i thjeshtë. Unë isha Ministri i Jashtëm i një vendi të vogël të cilin ai mund të mos e kishte pasur fare në konsideratë, sepse ne jemi një vend i vogël.

Por ai ishte kaq i madh enë edukatën dhe kulturën e tij dhe kaq i vlerësonte edhe kontributet e vogla, në situata të tilla të ndërlikuara siç ishte konflikti në Kosovë, saqë ai më takonte, më njihte dhe më fliste në emër dhe më ka përmendur në dokumente me emër. Për mua është kënaqësi e veçantë që një president i SHBA-ve të thërriste në emër dhe të linte gjurmë në dokumentet e tij duke më përmendur në emër”,-tha Paskal Milo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025