Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

21 Maj 2025 | 22:12

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shifrat për mandatet e qarkut Tiranë për të gjitha partitë:

Partia Socialiste dhe Edi Rama sipas KQZ-së ka marrë Edi Rama, Barometri ka parashikuar minimum 17 mandate ndërsa maksimumi 19 mandate.

Aleanca Shqipëria Madhështore dhe Sali Berisha, sipas KQZ ka marrë 13 mandate, Barometri ka parashikuar minimum 12 mandate, 13 në mes dhe 14 mandate maksimumi.

Partia Mundësia e Agron Shehaj sipas KQZ-së ka marrë 2 mandate në Qarkun e Tiranës, Barometri kishte parashikuar.

Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj, ka marr vetëm një mandat sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa Barometri kishte parashikuar nga 2-3 mandate.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit sipas KQZ ka marr 1 mandat, Barometri kishte parashikuar nga 1-2 mandate.

PSD e Tom Doshit ka marr 1 mandat në Tiranë, sipas KQZ gjithashtu Barometri kishte parashikuar 0-1 mandate.

Pra në ndarjen e mandateve, disi jashtë parashikimeve është Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj e cila nga 2-3 mandate të parashikuara sipas Barometrit, ka marr në qarkun e Tiranës vetëm 1 mandat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025