Ambasador Gjoka: Kosova duhet të shpejtojë për të fituar mbështetje ndërkombëtare

4 Tetor 2025 | 20:05

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, ambasadori Sokol Gjoka komentoi situatën politike në Kosovë dhe bëri thirrje që Kosova të rivendosë sa më shpejt bashkëpunimin në nivelin më të mirë të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo situatë aktuale do të ketë kosto për vendin.

Gjoka theksoi se pavarësisht problemeve të brendshme, Serbia po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, ndaj faktori politik në Kosovë duhet ta tejkalojë situatën dhe të forcojë bashkëpunimin me aktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në.

“Mendoj që Shtetet e Bashkuara kanë një vëmendje ndaj Ballkanit, por me gjithë zhvillimet ndërkombëtare, kjo vëmendje duket periferike dhe është lënë në dorë të Europës që të merret më gjerësisht me këtë çështje. Por faktikisht kemi disa problematika në Kosovë, të cilat është mirë të tejkalohen sa më shpejt, si formimi i institucioneve, rritja e reputacionit të Kosovës dhe vendosja e bashkëpunimit me SHBA-në në nivelin më të mirë të mundshëm. Kjo situatë aktuale ka kosto për vetë Kosovën dhe në njëfarë mënyre i jep pikë edhe Serbisë, pavarësisht se Serbia ka problematikat e veta. Prandaj Kosova duhet të shpejtojë që të fitojë nga problematika e Serbisë dhe të ecë përpara, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë dhe të jetë pranë më të fortit,” tha ambasadori Gjoka.

Ai shtoi se Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë jo vetëm me SHBA-në, por edhe me Tiranën zyrtare dhe gjithë shqiptarët në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025