Ajazi në “Balkan Talks”: Pezullimi nga SHBA duhet të shqetësojë klasën politike

12 Shtator 2025 | 21:43

Në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vendimin e SHBA për të pezulluar marrëdhëniet me qeverinë Kurti.

Ajazi tha se ky është një sinjal alarmi për të gjithë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm për një forcë të caktuar politike.

“Është imediate për gjithë klasën politike të Kosovës që ky pezullim të pezullohet sa më shumë. E përmendin të hapur në fund se këto janë interesat e Kosovës sesa të një partie apo të një tjetër. Unë lexova dhe deklaratën e presidencës së Kosovës që në fakt është një lloj apologjie për atë që ndodhi, ku shpresonte se do të mbaronte kjo punë sa më shpejt, pa asnjë propozim konkret. Është diçka që më shqetëson duke qenë se SHBA është në rol mbrojtjeje të Kosovës. SHBA e ka mbështetur për bërjen e ushtrisë së Kosovës, edhe pse NATO ishte skeptike. Thënë kështu, politika duhet të reflektojë. Këto qëndrime nuk duhen penguar.”-tha Ajazi.

Ai theksoi se qëndrimi amerikan nuk duhet të nënvlerësohet, pasi SHBA ka qenë gjithmonë një mbështetës i fuqishëm i Kosovës në momente kyçe historike dhe institucionale. Sipas tij, reagimi i zbehtë i institucioneve të Kosovës nuk përputhet me seriozitetin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025