Ahmeti nga Fushë Kruja në “Real People”: Rrëfimi i një jete me plot pasione e sfida
Në rrëfimin e sotëm të “ReaL People”, qëndron Ahmeti, një zotëri 76-vjeçar nga Fushë Kruja, i njohur për pasionin e tij për vreshtarinë, prodhimin e rakisë dhe bletarinë. Ashtu si më parë, Ahmeti tregon për jetën e tij me plot pasion, për arritjet, por edhe për momentet e vështira që ka kaluar gjatë viteve.
Ahmeti është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë në vitin 2005 për vreshtari, pasion të cilin e ka trashëguar nga gjyshi i tij. Po ashtu, ai është një nga ata që i është përkushtuar gjithmonë traditës së prodhimit të rakisë dhe shitjes së rrushit.
Përveç këtyre, Ahmeti ka punuar edhe me bletë moderne, duke prodhuar mjaltë nga 6 deri në 12 kuintal çdo vit.
“Kam qenë dy herë kampion në Shqipëri në 2005 për vreshtari. Edhe çunave e niëprve ua kam lënë amanet mos ta harrojnë gjuhën shqipe kudo që janë. Jam lindur në Fushë Krujë, Bushnesh. Jam marrë me bletë moderne të cilat ishin të miat dhe me gjel deti. Kam marrë mjaltë nga 6 deri në 12 kuintal, por mund të them se tani jam lodhur dhe punëtorë nuk ka. Regjimi i Enver Hoxhës i mësoi shumë njerëzit, sot janë shumë dembela.
Me vreshtën kam zënë vend të parë në një panair në 2005. Pjesën e vreshtarisë e kam të trashëguar nga gjyshi im i cili ka pasur 60 dylym bahçe”, tha Ahmeti.
Një moment i rëndësishëm në jetën e tij ishte dhe priudha kur ka shërbyer si ushtar. Ahmeti tregon një histori të vështirë nga koha kur ishte minator dhe po kontrollonte një tunel.
“Gishtin e kam këputur kur isha ushtar. Më zuri tuneli… Mora një levë dhe e ngacmova duke bërë që të shkëputet një pjesë dhe gishtin e vogël e kapa me levë,” tregon ai, duke shtuar se shpëtoi për mrekulli, edhe pse nuk mund të tregonte asgjë për ngjarjen, për shkak të rrezikut të dënimit.
“U lëndova dhe në shpatulla, heqa xhaketën dhe nga tronditja nuk e kuptoj qartë nëse ishte ujë apo gjak, isha mpirë, shpëtova për dy orë. Nuk tregonim dot për atë çfarë ndodhte në tunel sepse rrezikonim të shkonim në burg. Më dërguan në spitalin ushtarak, më mjekuan shpatullat e fraktura nuk kisha, vetëm çarje”, tha ai.
Ahmeti është baba i dy djemve dhe ka një motër nga babai. Ai tregon se në familjen e tij është gjithmonë një atmosferë e ngrohtë dhe e lumtur, megjithatë, ka vërejtur se sot ka humbur harmonia mes familjes që dikur ishte.
Në familjen time jemi dy vëllezër, kemi dhe një motër nga babai. Mund të them se sot ka vetëm interes, njerëzit nuk janë të çiltër. Mbaj mend në familjen time në dimër këndonim e festonim. Edhe për 8 mars kërcejmë dhe festojmë. Në çdo 8 mars e shoqëroj bashkëshorten sepse kam kënaqësinë time, e nis vallen i pari për atë. E dua shumë fort bashkëshorten sepse është femër shumë e rrallë në Shqipëri”, u shpreh 76-vjeçari.
Ahmeti, një njeri me një jetë të thjeshtë por të pasur me pasione, vazhdon të jetojë për ato që i japin kënaqësi dhe mbështetje, si puna e tij, familja dhe traditat që ka ruajtur gjatë gjithë jetës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos