Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

8 Tetor 2025 | 21:31

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Shehaj ka theksuar se kandidaturën e Binajt e ka marrë vesh nga mediat dhe prandaj e ka cilësuar si thikë pas shpine nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Ai ka theksuar se emri i Binajt nuk ishte diskutuar por shtoi se kjo nuk do të jetë një arsye për të mos e mbështetur. Shehaj u shpreh se ai ka propozuar që kandidati të jetë jashtë partive politike dhe prandaj e mbështet Binajn.

“Nuk e kishin dëgjuar, nuk e sollën në tavolinë dhe të thonë hajde ulemi. Kjo nuk ka rendësi, nuk është çudi dhe nuk habitemi por kjo nuk është arsyeja që të themi bëni ca të doni,  vrisni veten. Qëllimi  i propozimit tonë ishte ti jepnin bashkisë së Tiranë një kryetar bashkie të pa korruptuar. Qëllimi ynë ishte të plotësonin interesin e qytetarit, kjo na çoi të dilnim me një propozim që më pas u pranua,” u shpreh Shehaj.

Sipas tij kryeministri Edi Rama po tenton të zëvëndësojë Erion Veliajn me një person tjetër të korruptuar. Shehaj shprehet se mbështet kandidaturën pasi është një mundësi për të këputur zinxhirin e korrupsionit.

“Kur del mundësia për të këputur zinxhirin e korrupsionit të Edi Ramës që do të zëvendësoje një të korruptuar me një tjetër te korruptuar. Nëse del mundësia pa u kompromentuar duke qëndruar secili te projekti politik dhe duke mbështetur një kandidat jashtë partive politike nuk ka arsye përse mos ta bëj,” tha ai. 1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025

Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë

Mënyra e re e të jetuarit pas kalimit nga diktatura komuniste në demokraci po sjell jo pak probleme lidhur me shëndetin. Mjekët endokrinologë thonë se...
21:11 | 08/10/2025