Moody’s: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, financimet e BE-së pozitive

8 Tetor 2025 | 20:57

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet rreth 3.5% ne vit ne nje periudhe afatmesme. Sektori i turizmit dhe financimet e Bashkimit Europian do te japin kontribut pozitiv ne zhvillimin e vendit.

Ekonomia shqiptare do të mbetet e qëndrueshme në një periudhë afatmesme. Me vlerësimin që bën agjencia Moodys, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, prashikohet të arrijë në nivelin 3.7% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026, duke u nxitur kryesisht nga konsumi i fortë vendas dhe investimet në infrastrukturën e turizmit dhe energjisë.

Sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet kontributor i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke përmirësuar eksportet e shërbimeve dhe investimet në ndërtim.

Moody’s vlerëson edhe trendin pozitiv të borxhit publik që ka rifilluar rënien që prej vitit 2022. Kujtojmë se me tërmetin dhe pandeminë borxhi publik u rrit në 74% në vitin 2021, por më pas nisi të bjerë gradualisht deri në 54% në fundit të vitit 2024.  Agjencia parashikon që borxhi të arrijë në 53.5% të PBB-së në vitin 2026, e mbështetur nga rritja e fortë ekonomike.

Agjencia këshillon autoritetet të respektojnë rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin e Buxhetit, në mënyrë që të mbahen nën kontroll edhe rreziqet.

Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga financimet e BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushat e sundimit të ligjit, masat kundër korrupsionit dhe mirëqeverisja do të shërbejnë për të përshpejtuar procesin e bisedimeve për anëtarësimin, thuhet në raportin e Moody’s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025