Shtyhet zhvarrimi i Denis Ruçit, familja kërkon specialist të huaj: Nuk kemi besim
Zhvarrimi i djalit të Pano Roçit, Denis Ruçi, i cili u vra në aksidentin e Tempit është shtyrë. Shtyrja është bërë me qëllim që familja të caktojë një specialist i cili do të jetë i pranishëm gjatë procedurës, në përputhje me dispozitat e urdhrit të prokurorit.
Fillimisht zhvarrimi ishte planifikuar të zhvillohej nesër, ndërsa përveç këshilltarit teknik të familjes, sipas urdhrit të prokurorit, duhet të jenë të pranishëm një mjek ligjor i shtetit dhe një përfaqësues i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë.
Pano Ruçi foli në emisionin “Live News” të Mega-s rreth zhvillimeve me zhvarrimin e të birit, duke thënë se konsulentët teknikë do të vijnë nga jashtë vendit.
“Ne kemi emëruar konsulentët tanë, do të biem dakord se kur do të vijnë nga jashtë dhe do të caktohet një datë e re”, tha ai. Më pas Ruçi shpjegoi nuk ka besim te specialistët në Greqi, nga ajo që ka parë dhe përjetuar.
“Ne donim që ata të ishin nga jashtë që në fillim të procesit. Ne duam që ata të jenë ekspertët tanë dhe që procesi të kryhet siç duhet dhe siç e përcakton ligji”, shtoi ai. Ruçi njoftoi se mostrat do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza, ndërsa data e zhvarrimit do të përcaktohet në dy ditët e ardhshme.
Babai i Denisit kërkon të marrë përgjigje nëse djali i tij ka ndërruar jetë për shkak të lëndëve të cilat transportoheshin në trenat që u përplasën në vitin 2023. Akuzat lidhur me aksidentin tragjik lidhen me dyshimet se në tren ka patur lëndë të papërshtatshme që po transportoheshin. Nëse hetimet e vërtetojnë këtë akuzë atëherë do sillte rrëzimin e qeverisë greke.
Tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në Greqi, kur dy trena përplasën për shkak të një gabimi teknik dhe njerëzor në një seksion hekurudhor të ngushtë. Përplasja shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Greqisë.
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos