Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false, procedohen 6 persona në Rinas

8 Tetor 2025 | 17:23

Gjashtë persona janë proceduar penalisht pas kontrolleve të kryera në Rinas. Procedimi i tyre ka ardhur pasi 4 prej tyre kanë tentuar të dalin nga vendi duke përdorur dokumente false.

Dy personat e tjerë u proceduan pas tentuan të kalonin shuma parash të padeklaruara. Policia ka sekuestruar 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

“PKK Rinas/ Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive. Procedohen penalisht autorët e tyre. Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar; -shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false; -shtetasin K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false; -shtetasen braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false. Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025