Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

8 Tetor 2025 | 15:45

Prokuroria e Tiranës ka dalë me një akuzë të rëndë ndaj Gjon Shkambit, i cili dyshohet se ka pasur rol shtytës në vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, të ndodhur dy ditë më parë në sallën e gjyqit.

Sipas hetimeve paraprake, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova dhe indicie, se Gjon Shkambi ka nxitur nipin e tij, Elvish Shkambi, të kryente aktin kriminal brenda gjykatës.

Pamjet filmike tregojnë se Gjon Shkambi ndodhej në sallë gjatë ngjarjes, por nuk ndërhyri në asnjë moment, as gjatë ekzekutimit të gjyqtarit, as pas të shtënave, duke qëndruar i qetë gjatë gjithë kohës. Kjo sjellje, sipas organit të akuzës, forcon dyshimet se ai ka qenë në dijeni të planit kriminal.

Prokuroria gjithashtu thekson se veprimet e Gjon Shkambit paraprakisht ngjarjes, si kërcënimet publike për vrasje në emisione televizive, dhe një sërë kallëzimesh për kanosje me jetë ndaj palëve kundërshtare, të depozituara më herët në sistemin “DeepSee”, përbëjnë indicie të forta që ai ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e nipit për të kryer vrasjen.

Në këtë kuadër, Gjon Shkambi akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj palëve ndërgjyqëse, në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 79/ç dhe 25-22 i Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të motivit, rolin konkret dhe bashkëpunimin ndërmjet autorëve, janë në vijim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025