Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë që bëhet miliarder

8 Tetor 2025 | 11:59

Sulmuesi i Al-Nassr dhe i Kombëtares Portugeze, Cristiano Ronaldo, ka kaluar pasurinë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Në qershor, 40-vjeçari firmosi një kontratë të re me klubin saudit, me vlerë mbi 400 milionë dollarë. Nga viti 2002 deri në 2023, ai ka fituar mbi 550 milionë dollarë vetëm nga futbolli.

Ronaldo ka gjithashtu një marrëveshje 10-vjeçare me Nike, që i sjell rreth 18 milionë dollarë në vit, si dhe partneritete me marka si Armani dhe Castrol, të cilat i kanë shtuar mbi 175 milionë dollarë pasurisë së tij.

Kalimi i tij te Al-Nassr në vitin 2023 i siguroi rreth 200 milionë dollarë në vit (pa taksa), përfshirë bonuset dhe përfitimet, ndër të cilat edhe një bonus firmosjeje prej 30 milionë dollarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025