Llixhat e Elbasanit plot me qytetarë nga Kosova, 15 mijë pacientë në vit

7 Tetor 2025 | 20:35

Periudha shtator–nëntor shënon një rritje të jashtëzakonshme të frekuentimit në ujërat termale në Tregan të Elbasanit.

“Llixhat e Elbasanit mbeten një nga pikat më të frekuentuara të turizmit shëndetësor në vend. Çdo vit, rreth 15 mijë pacientë mbërrijnë këtu për të përfituar nga vetitë kuruese të ujërave termale të zonës. Ndër më besnikët janë shqiptarët e Kosovës, të cilët pas qëndrimit shprehen se ndihen më të lehtësuar, ndaj shumë prej tyre i frekuentojnë llixhat dy herë në vit,” – shprehet Edlira Xherri, gazetare e Euronews Albania.

“Llixhën e Elbasanit e zgjedhim sepse është vend shumë i qetë dhe i bukur. Kam diabet dhe pak dhimbje nervore prej këmbëve.”
– Të ndihmon llixha?

“Shumë, shumë. Vend më të përshtatshëm nuk ka,” – shprehet një vizitor.

“Na kanë thënë që është mirë dhe kemi ardhur ta provojmë për shëndetin. Është hera e parë që vijmë këtu, vëllai ka qenë dhe na e ka rekomanduar.”

Nga se ankoheni, që keni nevojë për llixhë?
“Kemi artrit, na dhembin eshtrat, reumatizëm… shiko, janë dredhur gishtat, për këtë kemi ardhur,” – thotë një tjetër vizitor.

“Ankohem nga artroza dhe hernia diskale, dhe më kanë propozuar të vij. Kam ardhur të shijoj ujin këtu tek ju.”

– Deri tani, a të duket uji i squfurit më i mirë?
“Po, e ndjej me të vërtetë, trupi është më i lehtësuar,” – shprehet një vizitor tjetër.

Shumë prej vizitorëve janë pacientë që rikthehen çdo vit, pasi besojnë se efektet e ujërave termale ndihen menjëherë pas trajtimeve.

“Unë, sapo vij këtu, rri 10 ditë, më shërohen këmbët dhe s’kam më dhimbje.”

– Do vazhdosh të vish?
“Unë prej 15 vitesh vij këtu, sepse ndjehem mirë pasi mbaroj llixhën.”

– Pse i zgjidhni këto llixha, pasi edhe në Kosovë ka?
“Sepse këtu është më lirë, ndërsa në Kosovë nuk më pëlqejnë banjat. Kam qenë, por hiç reagim s’kam pasur, s’më kanë lehtësuar këmbët. Këtu është më i mirë uji,” – shprehet një vizitore tjetër.

Një në pesë persona mbi 15 vjeç, si në botë ashtu edhe në Shqipëri, janë duhanpirës. Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se shumë po largohen nga ky ves, por sërish numri i konsumatorëve mbetet i lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025