Kriza e tregut të rrushit në Pogradec, fermerët e fshatit Leshnicë në hall

7 Tetor 2025 | 20:20

Fermerët e Leshnicës në Pogradec po përballen këtë vit me një situatë të vështirë për shitjen e sasive të vjela të rrushit. Sipas tyre, edhe pse vit pas viti kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me vreshta, kërkesa për blerje ka rënë ndjeshëm, duke lënë prodhimin pa treg.

Dy prej fermerëve të zonës theksojnë se një ndër shkaqet kryesore është futja e rrushit nga Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët.

“Kam marrë me qira vëllezërit e komshinjtë. Sivjet ka qenë problem për shkak të tregut të jashtëm apo rretheve të tjera. Ishte dobët sivjet, se një pjesë ende nuk e kanë vjelë. Marrin verë nga jashtë a me sheqer, tani ata bëjnë marifete, e marrin më lirë, dogana.” – shprehet Sazan Daci, fermer.

“Banorët e fshatit kanë qenë dashamirës për të investuar, por ka rënë kërkesa, nuk ka kërkesë për konsum. Një pjesë e kanë lënë, një pjesë tjetër ka qenë tregu i dobët. Leshnica ka më shumë rrush se fshatrat e tjerë, jashtë kufirit rrushi vjen me çmim më të ulët, tregtarët kanë interes, por rrushi ynë është më i saktë.” – shprehet Landi Lipo, fermer.

Shqetësues është fakti se edhe dy kantinat e verës në Çerravë, që dikur jepnin një garanci për prodhuesit vendas, nuk blejnë më rrush nga fshatarët, por e sigurojnë atë jashtë vendit.

“Fillimisht u premtua se do blemë rrush nga fshatarët, por duke parë e pse nuk e marrin, thonë se nuk është në standardet që kërkojnë. Një pjesë e konsumatorëve e marrin, kurse ndërkohë ata thonë nuk u përshtatet. Ata e marrin jashtë. Një pjesë e lokaleve kanë pjesë, ndërsa një pjesë tjetër e marrin jashtë. O e pimë vetë, o ja falim miqësisë.” – shprehet Landi Lipo, fermer.

Situata nuk është e vështirë vetëm për rrushin si produkt i parë, por edhe për nënproduktet e tij, si rakia dhe vera. Fermerët tregojnë se edhe këtu kërkesa ka rënë ndjeshëm, veçanërisht nga lokalet dhe bizneset e zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025