Panos Ruçi i jep fund grevës së urisë pas 23 ditësh, thirrje për tubim në Syntagma

7 Tetor 2025 | 20:14

Babai i Denis Ruçit i ka dhënë fund grevës së urisë pas 23 ditësh pasi kërkesat e tij u pranuan. Panos Ruçi gjatë grevës së urisë ka kërkuar zhvarrimin e djalit të tij i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor të Tempit në Greqi. Ai gjithashtu ka kërkua kryerjen e ekzaminimeve të specializuara dhe toksikologjike për të mësuar shkaqet që sollën vdekjen e djalit të tij 22-vjeçar.

Në deklaratat e tij para mediave, Ruçi falënderoi ata që e mbështetën, si dhe mjekët që u kujdesën për të. Ai theksoi gjithashtu se lufta do të vazhdojë deri në fund. Ai bëri thirrje gjithashtu për një tubim të mërkurën në sheshin Syntagma.

“Derisa të gjitha kërkesat e mia të marrin përgjigje, unë do të jem këtu”, tha ai.

Babai i Denisit kërkon të marrë përgjigje nëse djali i tij ka ndërruar jetë për shkak të lëndëve të cilat transportoheshin në trenat që u përplasën në vitin 2023. Akuzat lidhur me aksidentin  tragjik lidhen me dyshimet se në tren ka patur lëndë të papërshtatshme që po transportoheshin. Nëse hetimet e vërtetojnë këtë akuzë atëherë do sillte rrëzimin e qeverisë greke.

Tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në Greqi, kur dy trena përplasën për shkak të një gabimi teknik dhe njerëzor në një seksion hekurudhor të ngushtë. Përplasja shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025