Haçkaj, një nga emrat e përfolur të opozitës: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

4 Tetor 2025 | 22:46

Florian Haçkaj , një ndër emrat që përfliten në radhët e opozitës si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme lokale, ka folur për herë të parë në lidhje me këtë lajm gjatë një interviste në emisionin “Review” në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana.

Në fjalën e tij, Haçkaj theksoi se ndryshe nga politika tradicionale, ai dhe figura të tjera të reja vijnë nga përvoja reale me sfidat e qytetarëve dhe nuk janë të shkëputur nga jeta e përditshme e qytetit.

“E bukura është që si Ermali, si unë, e kanë është që janë njerëz si të gjithë të tjerët, përballen me sfidat në qytet dhe nuk janë siç janë politikanët sot që janë larg qytetit dhe flasin për problemet duke mos i ndjerë fare. Unë kam rastin të shpreh dy gjëra sot, mbështetjen qoftë për Ermalin, qoftë për Edlirën. Por po ashtu të shpreh gatishmërinë time dhe jam gati për sfidën për kryeqytetin, pra për të qenë përbashkues kundra Ramës. Kemi dhënë modelin për gjithë shqiptarët kundra qeverisë. Njerëzit duan njerëz si ata. Është mesazh që duhet të dalë përtej partisë,” – tha Hackaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025