Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, në një bisedë me gazetaren Alba Xhani.
Ai ka bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për vendimin e SHBA-së për të ndaluar bashkëpunimin strategjik me Kosovën, duke paralajmëruar rreziqe aktuale dhe të ardhshme për vendin.
“Fajtor për izolimin në Kosovë dhe për pasojat që po i shkakton është zoti Kurti, i cili po ushtron detyrën në mënyrë kundraligjore”, tha Haradinaj.
Haradinaj theksoi se problematikat e situatës në Kosovë nuk duhen mohuar apo neglizhuar, por as nuk duhet të humbet besimi për të ecur përpara. Ai theksoi se rreziqet janë të shumta dhe sipas tij vijnë si pasojë e sjelljes politike të Kurtit.
“Amerika nuk e ka ndaluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të sjelljes së keqe të Kurtit me një subjekt të caktuar, pasi Amerika ka sjellë siguri kudo në Kosovë. Por duket qartë se situatat do do të kalojmë do të shfrytëzohen nga mundështarët tanë si Serbia,” tha Haradinaj.
Haradinaj paralajmëroi se Serbia po shpreson në një “dritë të gjelbër” ose në një mbyllje të syve të aleatëve të Kosovës, që mund t’i lejojë të operojnë kundër vendit.
“Ne duhet të punojmë me kujdes që institucionet e sigurisë së Amerikës dhe aleatëve tanë të kuptojnë dinakërinë e Serbisë, e cila dihet që është një proxy e Rusisë. Unë jam i interesuar që Serbia të jetë një ditë në NATO, pasi garancitë do të ishin më të mëdha për ne,” shtoi ai.
Haradinaj fajësoi direkt kryeministrin Albin Kurti për izolimin e Kosovës dhe pasojat që po i shkakton vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos