Ali Ahmeti thirrje për unitet: Të bashkohemi në mbrojtje të “Marrëveshjes së Ohrit”

3 Tetor 2025 | 08:40

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, foli në një intervistë ekskluzive për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.

Ahmeti i cilësoi këto zgjedhje si një referendum shqiptaro-maqedonas, ndërsa shigjetoi kryeministrin Kristijan Mickoski duke thënë se ai nuk mund të bëjë sukses në politikë në kurriz të shqiptarëve dhe pa respektuar legjitimitetin e tyre.

Ai tha se i ka bërë thirrje VLEN-it që të tërhiqet nga koalicioni me Mickoskin për t’i dhënë fund politikave të degradimit të çështjes shqiptare dhe se ka propozuar që gjithë faktori shqiptar të bëhet bashkë rreth një platforme në mbrojtje paqësore të marrëveshjes së Ohrit.

“Tetori është referendum shqiptaro-maqedonas. Nuk mundet Kristjani të jetë i suksesshëm në politikë pa respektuar legjitimitetin e kombit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Këto politika të degradimit të çështjes shqiptare nuk i bëjnë mirë as Kristjan Mickoskit as shqiptarëve që ai ka aty të paligjshëm. Ne ju kemi bërë thirrje disa herë partive të VLEN-it që ta braktisin koalicionin dhe të bëhemi të gjithë bashkë rreth një platforme në mbrojtje në mënyrë paqësore të marrëveshjes së Ohrit. Politikat suksesshme bëhen me politika që kanë legjitimitet, përfshirja e drejtë, demokracia konsensuale janë baza e marrëveshjes së Ohrit. Ne nuk duam të bëhemi shkaktarë të krizave, duam të kontribuojmë dhe kemi kapacitetin që ta shtyjmë vendin përpara”, tha ai.

Ali Ahmeti tregoi një detaj të takimeve me Mickoskin, ku tha se ky i fundit fillimisht në një takim i kishte propozuar që në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale të tetorit të zhvilloheshin dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, ndërsa më pas kishte ndryshuar mendje.

Ahmeti tha se para këtyre zgjedhjeve Bashkimi Demokratik është shumë i fortë dhe mbështeti opsionin që bashkë me zgjedhjet lokale të mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është dhe shumë më i fortë. Sa u takon zgjedhjeve parlamentare, ato janë një domosdoshmëri që të ndodhin. Kemi biseduar më herët me zotin Mickoski dhe kemi patur një vendim për t’i përcjellë mendimet në partitë tona që bashkë me zgjedhjet lokale të zhvilloheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mirëpo në takimin e dytë ai kishte bërë një tërheqje dhe kishte opsione të reja. Unë mbeta në opsionin e parë që ai më kishte propozuar mua, që të shkojmë edhe në zgjedhje lokale edhe të përgjithshme njëkohësisht,” tha Ali Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025