Plagosja e 16-vjeçarit/ Dyrnjaja: Prindërit më keq se fëmijët, vetëm armët mungojnë

2 Tetor 2025 | 21:34

Gazetari Denis Dyrnjaja ka diskutuar në “Now” lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur në një shkollë në Kamëz këtë 2 tetor, ku mbetën të plagosur dy të rinj të moshës 16 vjeç.

Sipas gazetarit fenomeni nis që tek prindërit të cilët sshfaqin agrisivitet në mbledhjet me njëri-tjetrin, ku në thelb duhet të diskutohet për një paqe mes fëmijëve.

“Nuk besoj që janë vetëm këta, por po të bëhet një kontroll masiv në shkolla gjejmë shumë thika dhe mjete prerëse. Fenomeni është më shumë sesa një polic dhe punonjës social. Po ta bëjmë me polici, duhet që çdo nxënës të kishte një polic. Unë e kam parë vetë sesi prindërit janë më keq se fëmijët kur zhvillohen takimet me prindër. Janë shumë agresiv bëhet sherr, aty mungonin vetëm armët. Fëmijët janë pasqyrë e realitetit të shoqërisë. Janë dramatikisht më keq se fëmijët.

Prindërit nuk vinë nëpër takime për të dhënë një mesazh paqeje, por zihen me njëri tjetrin që fëmija im ka të drejtë apo jo për sherre të tilla. Ky është një degradim momental që do ndodhë prap nesër, dhe nuk ka kontroll sepse nuk ka ndërveprim. Mësuesit janë të falimentuar, janë klasat me mbi 30 nxënës. Janë personalitete të ndryshme që ndërtohen nga rrjetet sociale apo agrisiviteti familjar dhe shoqëror. Nuk ka mësim sepse adoleshentët në atë shkollë ndahen në dy grupe, disa që janë pasiv që nuk e duan sherrin dhe disa inkurajohen, e marrin si shembull për agrisivitet dhe për forcë.

Duhet familja të ndërhyjë. Paradoksi fillon tek ne, diskutojmë për njerëz që kemi 35 vjte që merremi dhe jo për këto shqetësime”, tha Dyrnjaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025