Maqedoni e Veriut, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të vitit 2025
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht fushata njëzetditore për zgjedhjet lokale të vitit 2025, që do të mbahen më 19 tetor. Partitë politike dhe koalicionet kanë nisur aktivitetet e tyre zgjedhore me tubime dhe prezantime para qytetarëve.
Fushata, e cila u hap në mesnatë, do të zgjasë deri më 17 tetor, kur edhe fillon heshtja 24-orëshe para ditës së votimit. Raundi i parë i zgjedhjeve zhvillohet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor.
Sipas Kodit Zgjedhor, në fushatë përfshihen tubimet publike, paraqitjet mediatike dhe online, shpërndarja e materialeve, bilbordet, si dhe prezantimet e kandidatëve dhe programeve të tyre. Në rast shkeljesh, ankesat mund të paraqiten në KSHZ, e cila ka afat 72 orë për vendim. Po ashtu, kundër vendimit të KSHZ-së lejohet padi në Gjykatën Administrative, që gjithashtu duhet të vendosë brenda 72 orëve.
Agjencia për Shërbime Mediatike (ASHMAA) gjatë fushatës është e detyruar të publikojë raporte ditore dhe t’i dorëzojë javore në KSHZ. Ndërkohë, rezultatet e sondazheve të opinionit publik mund të publikohen vetëm deri më 13 tetor, ora 24:00.
Në ditën e 11-të të fushatës, kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë duhet të dorëzojnë raporte financiare për shpenzimet zgjedhore.
Në gjithë vendin do të funksionojnë 3.480 qendra votimi, ndërsa në 132 qendra me më pak se 10 votues, procesi do të zhvendoset në qendrat më të afërta.
Buxheti i përgjithshëm i zgjedhjeve lokale 2025 është 9.76 milionë euro, nga të cilat dy të tretat do të shpenzohen për media dhe reklama politike, ndërsa pjesa tjetër për kompensimin e këshillave zgjedhore, transport dhe logjistikë.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen çdo katër vjet, në gjysmën e dytë të tetorit. Vendin e përbëjnë 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, i cili ka status të veçantë me 10 komuna. Deri më tani, zgjedhje lokale janë organizuar në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos