Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Shqiptarët do marrin shumicën e komunave

29 Shtator 2025 | 11:23

I ftuar në Euronews Albania, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, foli rreth zgjedhjeve lokale dhe fushatës aktuale në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se fushata zyrtare ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa më 19 do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

“Në Maqedoni, ndryshe nga Shqipëria që ka vetëm një raund zgjedhjesh vendore, këtu ka dy raunde. Aty ku kandidatët fitojnë 50% + 1 votë, shpallen fitues që në raundin e parë. Unë besoj fuqishëm që Aleanca Kombëtare do të fitojë 6-7 komuna që në raundin e parë, ndërsa pjesa tjetër do të vendoset në raundin e dytë,”- u shpreh Taravari.

Ai deklaroi se nuk ka më dyshime për fituesin dhe se në Maqedoni nuk diskutohet më kush i fiton zgjedhjet, por cilët do të jenë raportet e fitores midis forcave politike.

“Nuk ka më dilema. Diskutimet janë vetëm mbi raportin e fitores. Disa thonë 2 me 1, disa 2.2 me 1. Ne jemi në një fushatë pozitive dhe konstruktive, me kandidatë të shkëlqyer, të cilët përfaqësojnë një gërshetim të përvojës dhe rinisë. Gjysma e kandidatëve janë të rinj, që kandidojnë për herë të parë për kryetarë bashkish apo komunash, ndërsa gjysma tjetër kanë përvojë të jashtëzakonshme dhe suksese të mëparshme”, theksoi Taravari.

Taravari theksoi gjithashtu se në kampin politik maqedonas, fituesi i pritshëm është VMRO-DPMNE, që pritet të marrë shumicën e komunave, ndërsa në kampin shqiptar, Aleanca Kombëtare pritet të fitojë 80 deri në 90 për qind të komunave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025