Lita kundështon Alibeajn: Shqiptarët bëjnë pazar për votë

29 Shtator 2025 | 10:10

Në emisionin “Review” të mbrëmjes së djeshme me moderatore Greta Topjana, u diskutua për situatën politike në vend, më në fokus tek Bashkia e Tiranës.

Mes diskutimeve, gazetari Lavdrim Lita ka kundërshtuar Enkelejd Alibeaj me arsyetimin se ky i fundit nuk e njeh si duhet realitetin antropologjik të shqiptarëve, që sipas gazetarit Lita, kjo është edhe njohja e vërtetë e politikës.

“Ke një problem me njohjen antropologjike të shqiptarëve sepse shqiptarët shiten, blihen, janë me pazare, votojnë njerëz të papërshtatshëm, njerëz që meren me krimin. Mos më kërko dëshirat e tua ti kthesh në politikë, politika nuk është me dëshira. Politika është të njohësh në mënyrë antropoloigjike votuesin dhe qytetarët shqiptarë. Shqiptarët bëjnë pazar edhe te kilja e fasules me tregtarin.

Mos u bëj njerëzve filozofi. Duhet ta shtrosh retorikën që të marrësh sa më shumë vota. Sali Berisha i ruan votat e veta”, tha Lita.

Alibeaj reagoi mbi nevojën për rebelizëm nga qytetarët.

“Ka edhe nga ata që shiten, ka edhe nga ata që kanë frikë, ose nga ata të cilët ulin kokën. Unë nuk dua sot të jetoj në një vend në të cilin nuk ka as moral as rebelizëm brenda vetes, edhe pse janë më shumicë brenda grupimeve politike”, tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025