Nga Anglia në Shqipëri, Topalli: Si nisi gjakmarrja mes Hoxhajve dhe Lleshajve

27 Shtator 2025 | 21:40

Gazetarja Aida Topalli ka analizuar në një rend kronologjik të gjithë ngjarjet që erdhën për shkak të gjakmarrjes mes fiseve Hoxha dhe Lleshi, ku së fundmi, SPAK zbardhi vrasjen e Klevis Lleshit i cili u vra në vitin 2020.

Gazetarja Topalli e ka cilësuar këtë përplasje mes dy fiseve si një hakmarrje tipike e gjakmarrjes së egër.

“Agim Hoxha kishte një vëlla më të vogël, Aurel Hoxhën. Në vitin 2012, i vëllai u betua se do të shkrinte të gjitha paratë që do fitonte pra do bëhej i pasur, dhe të gjithë pasurinë e tij do ta shkrinte për të shuar të gjithë burrat e fisit Lleshi.

Sot në vitin 2025, në fisin Lleshi të paktën të afërt të Arben Lleshit nuk ka më. Pjesa tjetër e fisit ka mundësi të jetë shpërngulur për shkak të frikës së gjakmarrjes. Në brezin e parë dhe të dytë, pra dy vëllezërit e Arben Lleshit dhe dy nipërit e tij janë vrarë dhe zhdukur.

Xhavit Lleshi u vra vetëm një vit pas vrasjes së Agim Hoxhës. Disa vite më vonë, u vra dhe vëllai tjetër në derë të shtëpisë, Hajredin Lleshi.

U zhduk në vitin 2020 Klevis Lleshi, djali i Xhavit Lleshit. Ndërsa në vitin 2017, u zhduk dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet asagjë për fatin e tij, Artan Lleshi, djali i Hajredin Lleshit.

Dy vite më parë u vra në burgun e Peqinit Arben Lleshi, nga i dënuari Sokol Mjacaj. Të gjithë burrat e afërt të Arben Lleshit janë ekzekutuar. E gjithë kjo për shkak të një përplasje që nisi në Angli dhe më pas solli gjithë ngjarjet”, tha gazetarja Aida Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025