Gjashtë muaj nga tragjedia në Koçan, familjarët: Duhet të ketë drejtësi

16 Shtator 2025 | 11:55

Kanë kaluar gjashtë muaj nga nata e 16 marsit, kur në diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut shpërtheu një zjarr i madh që mori jetën e 62 të rinjve dhe la të plagosur mbi 200 persona. Hetimet e deri tani kanë treguar se zjarri nisi nga mjete piroteknike që preknin materialet e ndezshme në tavan, ndërsa lokali kishte vetëm një derë hyrëse-dalëse dhe punonte pa leje të vlefshme.

Tragjedia zbuloi një varg shkeljesh institucionale, përfshirë mungesë kontrollesh, leje të falsifikuara dhe mosveprim të inspektorëve. Për këtë arsye, Prokuroria ngriti akuza ndaj 34 personave dhe tre kompanive, mes tyre ish-kryetarë të komunës, ish-ministra, funksionarë dhe inspektorë. Së fundmi, është akuzuar edhe pronari i kompanisë së sigurimit “Rubikon” për mosrespektim të standardeve të sigurisë.

Megjithatë, edhe pse aktakuza është dorëzuar në qershor, Gjykata Penale ende nuk ka caktuar seancë gjyqësore. Aktualisht po shqyrtohen rreth 40 ankesa dhe procedura gjyqësore mbetet në fazën e vlerësimit.

Familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Çdo të shtunë ata organizojnë “Marshin e engjëjve” në Koçan, ndërsa së fundmi kanë shpallur edhe një thirrje për një tubim të heshtur në sheshin e Shkupit.

“Duhet të ketë drejtësi – Koçani nuk guxon të mbahet mend vetëm si qyteti i dhimbjes,” thonë ata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025