Dyshim për përgjime të paligjshme në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kërkon hetim
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) në RMV ka dorëzuar tre njoftime në Prokurorinë Publike kundër një ish-drejtori dhe një grupi të punësuarish, të cilët dyshohen për ndjekje të paligjshme të kryeministrit aktual që atëherë ka qenë lider i opozitës, gazetarëve dhe disa biznesmenëve gjatë periudhës 2019–2024.
“Nuk mund të flas shumë se bëhet fjalë për sekret shtetëror. Por të dy agjencitë, edhe Agjencia për Siguri Kombëtare dhe ajo për Kundërzbulim, janë marrë në mënyrë të detajuar me liderin e atëhershëm të partisë më të madhe opozitare të asaj kohe, pra me mua. Mes tjerash me gazetarë, biznesmenë, pra ta lejmë çfarë do të thotë prokuroria”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV.
Në të njëjtën periudhë, sipas ASK-së, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur edhe një prokuror publik dhe një ish-ministër i qeverisë së atëhershme.
Hetimi i brendshëm i agjencisë, i zhvilluar pas ndryshimit të pushtetit dhe ardhjes në krye të drejtorit të ri, Bojan Hristovski, ka zbuluar se ishin formuar dosje për operacione ndjekjeje me arsyetimin se këta persona përbënin kërcënim për rrëzimin e qeverisë.
Po ashtu, hetimi ka treguar se janë bërë vonesa të qëllimshme në kontrollet e sigurisë për individë që prisnin certifikata sigurie.
Gjatë periudhës së kontestuar, në krye të ASK-së kanë qenë Viktor Dimovski dhe Zare Miloshevski. Dimovski ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka bërë thirrje drejtorit aktual të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovskit, që të deklasifikojë dokumentet rreth keqpërdorimeve të dyshuara, veçanërisht ato që lidhen me Mickoskin.
“Deklaroj me përgjegjësi se ai si lider i partisë së atëhershme opozitare në periudhën nga viti 2019 – 2022 nuk ishte subjekt i një interesi të veçantë operativ të Agjencisë , nuk ishte subjekt i punës së organizuar operative dhe për këtë arsye nuk ishte objektiv ndaj të cilit u zbatuan çfarëdo lloj masa operativo-teknike”, u shpreh Viktor Dimovski, ish-drejtor i ASK-së.
Për deklasifikimin e dokumenteve sekrete të Agjencisë për Siguri Kombëtare ka bërë thirrje edhe lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe, si dhe disa eksponentë të partisë së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos