Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve

26 Korrik 2025 | 18:55

Tashmë jemi në një periudhë ku një pjesë e madhe siç janë maturantët, janë mes një dileme për të zgjedhur se çfarë do të lidhur me karrierën e tyre. I tillë është edhe rasti i Angjelos, i cili vjen në një rrëfim në “Real People” të Euronews Albania për të treguar pak nga jeta e tij shumë dimensionale.

Angjelos ka qenë një nxënës me mesatare të mirë dhe zgjodhi që të zhvillojë një studim profesional të teknologjisë së kondicionimit. Përtej kësaj, ai tregon se si një personi mjaft hiperaktiv, gjithmonë i ka pëlqyer të merrej me aktivitete ku kryesore për të ishte dhe sporti i cross fit-it.

“Kam qenë pak hiperaktiv, kisha shumë energji dhe e vetmja gjë ku mund ti shfrytëzoja këto energji ishte cross fit. Pastaj arsyeja pse kam zgjedhur programimin e teknologjisë së kondicionimit ishte sepse ishe një lloj zanati që angazhoheshe”, tha Angjelos.

Ai ndan nga jeta e tij disa momente kyçe që për të ishin pak të vështira edhe për shkak të moshës mjaft të re, pasi për një periudhë kohe ka lëvizur nga Greqi në Shqipëri, “i detyruar” disa herë të përshtatej me vendin dhe njerëzit.

“Kam lindur në Greqi, Selanik deri në moshën 4 vjeç. Në fund të 2009-ës u zhvendosa aty ku jam dhe me origjinë, në Mallakastër.

Vitet e Greqisë kanë qenë pjesët më të bukura, fëmijëria ime. Kisha shoqërinë e parë. Vendi ku rrija ishte ishull dhe kishte mjaft opsione ku argëtohesha si fëmijë i lëvizur që kam qenë”, tha ai.

I riu ndan një tjetër detaj që më shumë se për vetë atë, ishte e vështirë për prindërit e Angjelos. Racizmi mjaft i dukshëm gjatë jetesës në Greqi.

“Gjyshërit e mi jetojnë në një fshat të Mallakastrës, edhe babi është pak patriot dhe vendosi të rrinim në Mallakastër. Ishte pak e vështirë pjesa e ndryshimit të jetesës, nga Greqia në Shqipëri. U kthyem sepse në ato vite populli grek ishin shum racista me fëmijët shqiptarë. Kjo ishte goditje dhe plagë për prindërit tanë. E ndjenin si fenomen. Ka qenë dhe një rast kur ata ishin prezent në shkollë kur ndodhi një moment racizmi. Kur bëheshin festat në Greqi, fëmijëve vendas u bënin dhuratë, tortë, ndërsa ne shqiptarëve s’na jepnin dhurata fare, na ndanin veçmas me grupe, shqiptarët veç dhe fëmijët vendas veç. Nuk na jepnin idetë e duhura për moshë që kishim. Jo vetëm prindërit e mi por çdo prindi i dhemb si fenomen. Arsyeja tjetër ishte pjesa e arsimimit sepse siç do kisha mundësinë të shkollohesha në Shqipëri nuk do mundesha në Greqi. Prandaj babi bëri këtë zgjedhje. Mendoj që ishte pjesërisht një zgjedhje e gabuar jetesa në Mallakastër sepse nuk kishte shumë opsione jetese të mirë. Për 7 vite prindërit të pa angazhuar për punë, gjë që ishte pjesa më e vështirë dhe që na bëri të zhvendosehsim në Tiranë pas kaq vitesh.

Periudha kur lëviza nga Mallakastra në Tiranë ishte po prap një periudhë e vështirë, pasi u mësova me jetesën atje, u mësova me shoqërinë, isha afër gjyshërve dhe familjarëve dhe në momentin që lëviza për një jetesë të re nga ku nuk njifja asnjë, ishte pak e vështirë. Është ai momenti kur zbret në një vend dhe nuk e di ku të orientohesh. Ishte sikleti i ndërrimit të jetesës.

Vitet e gjimnazit mund të them se janë vitet më të bukura”, u shpreh Angjelos.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025