Në rrezik mandati i deputetëve të Kosovës? Berisha: Çfarë duhet të bëjë Kushtetuesja
Gazetari Rid Berisha komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për të vendosur masë të përkohshme ndaj deputetëve të Kuvendit.
Ai u shpreh se pas 8 gushtit, afati i fundit i vendosur nga Kushtetuesja, kjo e fundit duhet të ushtrojë precedentin e ndjekur në 2014 me qeverinë.
Sipas Berishës, nëse partia e parë e humbi shansin të konstituojë kuvendin kjo mundësi duhet t’iu jepet partive të dyta dhe të treta.
“Çfarë mund të presim pas 8 gushtit, që gjykata të mos ua marrë mandatin deputetëve, por të sqarojë një gjë thelbësore për të vendosur siç ka bërë në rastin e qeverisë; nëse brenda 30 ditësh nuk mund ta konstituojë kuvendin partia e parë menjëherë çështja kalon te vullneti i deputetëve, kushdo që mundet në rreshtin e dytë gjykata mund tua mundësojë. Në rastin konkret Kurti e humbi shansin për ta konstituar Kuvendin. Pas 8 gushtit gjykata duhet të përdorë standardin e 2014, nëse i pari s’e bën dot qeverinë, mundësia t’i jepet të dytit a të tretit.
Në rastin konkret duke qenë se partia e parë nuk pati vullnet të konstituonte kuvendin, kjo e drejtë i humb dhe kjo e drejtë i kalon deputetëve që mund të sigurojnë votat e nevojshme”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos