Bllokimi i armëve për Ukrainën, eksperti Hoti analizon synimin e Presidentit Trump
Dritan Hoti, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka komentuar në Euronews Albania luftën Rusi-Ukrainë dhe qëndrimin e SHBA-ve në këtë mes.
Një ndër temat e disktuara gjatë këtyre ditëve ka qenë dhe bllokimi i ndihmave ushtarake të SHBA-së ndaj Ukrainës. Lidhur me këtë, Hoti e quajti thjeshtë një bllokim momental. Eksperti shprehet i mendimit se Trump, suksesin e tij diplomatik e arrin më lehtë në Lindjen e Mesme.
“Në mesin e kësaj lufte, SHBA-ve u intereson plani njerëzor pasi ka shumë viktima. Amerika kërkon që të përfundojë lufta por jo me një fitore përfundimtare nga ana e Rusisë, pasi do ishte një humbje për Perëndimin, dhe ktu Trump si president has gjithmonë një opinion publik në SHBA që është shumë herë më pro-ukrainas sesa opinionet publike në Evropë. Pra kërkon një paqe të ekuilibrave që mos të ketë një triumf fundor të Rusisë.
Sa i përket ngrirjes së furnizimit të ushtrisë ukrainase, flitet për tre tipologji armësh: Gjylë topash, raketa që përdoren dhe goditen nga F16-ta si dhe sistemi Patriot për të cilën Ukraina ka shumë nevojë pasi duhet të neutralizojë sulmet e aviacionit rus.
Është një bllokim momental. Trump e sheh dhe në mënyrë pragmatike Lindjen e Mesme, pasi në krizën Rusi-Ukrainë është një terren ku suksesi i tij diplomatik është më i vështirë sesa Lindja e Mesme, pra ajo që quhet kreditet e suksesit të Trump-it, dhe këto janë më të arritshme në Lindje në Mesme sesa në luftën Rusi-Ukrainë. Trump përdor konceptin e militarizimit sa i përket vendeve evropiane. Ai e shikon se është një terren ku është e vështirë të arrihet paqe dhe të imponohet paqe nga ana e tij. Sa më shumë të thellohet lufta, aq më shumë SHBA-të do bëhen konsistente”, tha Dritan Hoti, ekspert.
LEXONI GJITHASHTU:
101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:45 101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë
- 21:31 Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn
- 21:20 Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente
- 21:11 Shëndetësi, mjekja: Mbipesha dhe obeziteti po rrisin sëmundjet në popullatë
- 21:05 Raporti OBSH: Gjysma e shqiptarëve me hipertension, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll
- 21:01 Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebashkiakut të Çikagos