Bukinist në zemër të Tiranës, Haliti ndan në “Real People” dhimbjen që nuk shuhet

21 Qershor 2025 | 18:48

Halit Alimadhi, një shitës ambulant dhe bukinist i cili gjendet në qendër të kryeqytetit, vjen në Real People duke ndarë disa momente nga jeta e tij si një person që merret me mbi 30 vite me shitjen e librave.

“Unë me origjinë jam nga Krraba. Kam mbi 30 vite që shes libra në rrugë. Vetë nuk është se lexoj shumë, koha bën të veten. Ndjek më shumë lajmet.

Pikën time e hap në orën 9-10 të mëngjesit dhe mund ta mbyll në 10 të darkës. Fillimisht në vitët ‘95 kam pasur një kioskë që ma dha shteti”, tha ai.

Më tej, Haliti tregon se nga lindi ideja për të nisur me shitjen e librave.

“Ideja që të shisja libra nisi rastësisht. Unë fillova me shitjen e fletoreve më pas kalova me librat. Në atë kohë ka pasur shumë interes, më së shumti me minifjalorët. Lidhesha me shtëpitë botuese.

Në ‘98 më prishën kioskën, edhe pse në ‘97 ishte rrëmujë e madhe nga lufta.  Sa i përket burimit të librave, na i sjellin njerëzit që ikin jashtë shtetit. Një rast ka qenë dhe një artist që shiti bibliotekën e tij dhe i kam shitur shumë shpejt librat e tij që kishin të bëjnë me muzikën.

Pavarësisht se ka edhe të huaj që blejnë, në përgjithësi shitja e librit ka rënë shumë, pasi ka dalë interneti”.

Përtej punës së tij të përditshme, Haliti tregon një sfidë të madhe në jetën e tij që i është dashur ti bëjë ballë si një prind.

“Është shumë e vështirë për të mbajtur një familje vetëm me shitjen e librave, thuajse e pamundur, por kam pasur dhe ndihmë ekonomike, edhe çuni më ka ndihmuar pasi jeton dhe punon në Francë.

Vajza pastaj na la në moshë të re, e kishte me qef shkollën dhe se mbaroi dot. Vajza kishte një problem shëndetësor. U bënë 10 vjet që është ndarë nga jeta. Djali është më shumë i lidhur me mamin, ndërsa unë kisha pikë të dobët vajzën”, tregon Halit Alimadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

101-vjeçarja në Shkodër sfidon kohën, kujdeset për veten e punët e shtëpisë

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, me tortën e ditëlindjes përpara, zonja Prendë Nikolli feston 101-vjetorin e lindjes një shekull jetë e plot histori, punë...
21:45 | 08/10/2025

Agron Shehaj sqaron në “Now”: Ja pse e mbeshtetëm Binajn

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturën e Florian Binajt për...
21:31 | 08/10/2025

Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të...
21:20 | 08/10/2025